Rinumërimi i 141 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme

KQZ-ja nga 29 nëntori e deri tani ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 29 nëntori e deri tani ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime me postë nga votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit. “Sekretariati është në përgatitje për përsëritjen e radhës së dytë në komunën e Dragashit për procesin e votimit jashtë vendit, periudhë që ka filluar nga data 29 nëntor deri më 13 dhjetor 2021, dhe ka zhvilluar të gjitha aktivitetet për informim të të gjithë votuesve me të drejtë vote dhe ka marrë hapat për të informuar përmes proceseve të informimeve publik.  Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, ka ngritur si shqetësim rrjedhjen e listës me numrat e telefonave të personave të regjistruar për votim nga jashtë. Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar edhe zëvendësimi i anëtarëve të kuvendeve komunale në Lipjan, Therandë, Graçanicë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Partesh dhe në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …