Komunikata e përbashkët pas takimit të katërt të Këshillit për Stabilizim-Asociim ndërmjet BE-së e Kosovës

Komunikata e përbashkët pas takimit të katërt të Këshillit për Stabilizim-Asociim ndërmjet BE-së e Kosovës

Në komunikatën e përbashkët, pas takimit të katërt të Këshillit për Stabilizim-Asociim ndërmjet BE-së e Kosovës,  është thënë se palët kanë ritheksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjithashtu në takim është diskutuar për angazhimin konstruktiv në dialog nga ana e Kosovës. Palët morën parasysh edhe zhvillimet pozitive në rritjen ekonomike të Kosovës, në dritën e parashikimeve të fundit të institucioneve të vendit  për vitin 2021. Po ashtu në këtë komunikatë është thënë se të gjitha marrëveshjet e kaluara në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen plotësisht. Takimi nënvizoi rëndësinë e angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të negociuar dhe arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ligjërisht të detyrueshme të Kosovës me Serbinë. Kjo është thelbësore në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre evropiane. Të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, u tha në komunikatën e përbashkët për shtyp të BE-së dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …