Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog thotë së pret që insitucionet e Kosovës të formohen sa shpejt dhe të punojnë për popullin

Tomas Szunyog: Kosova ka bërë përparim, apo njëfarë përparimi, por jo në dialog me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Sunjog, është cituar të ketë deklaruar se  Kosova ka bërë përparim apo njëfarë përparimi: lufta kundër terrorizmit, ekonomia e tregut ose reformat strukturore; digjitalizimi i ekonomisë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, investimet në burimet e ripërtëritshme, doganat, taksat, politikat e ndërmarrjeve dhe ato industriale”, përmend ai fushat ku ka pasur ecje. Duke përmendur fushat ku nuk ka pasur përparim ka theksuar se raporti i fundit duhet të shihet si mundësi për veprime konkrete në periudhën pasuese njëvjeçare. “Shpresojmë se vitin në vijim do të ketë më tepër vendime konkrete. Është me rëndësi të shikohet raporti si një grumbull rekomandimesh për hapa të mëtejmë – një udhërrëfyes për veprime. Puna për raportin e ardhshëm nis që tani. Kosova mund të bëjë më mirë: qytetarët e meritojnë më mire”. “Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e njësive speciale policore nga jugu në veri, por që është një praktikë e zakonshme koordinimi i ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare si dhe njoftimi paraprak i KFOR-it,  ka thënë mes tjerash Tomash Sunjog.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …