Ymer Ymeri

Ymer Ymeri: Albini më tha, “kqyre çfarë marrëveshje ke nënshkru me partitë fashistoide, sikur është PDK-ja dhe AAK-ja

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Ymer Ymeri, ka zbuluar detaje nga takimi që kanë pasur përfaqësuesit e sindikatave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë qeverisë Kurti 1. Sipas Ymerit, gjatë këtij takimi ka pasur tensione, fillimisht në mes të kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla për një marrëveshje të nënshkruar më herët. Ka qenë takimi i  parë ku ishte edhe unë bashkë me kryetarin Jasharaj. Ka qenë edhe Blerim Syla, dhe Bajram Tasholli i Sindikatës së Policisë. Në mes të bisedimeve ka qenë situatë e tensionuar, ashtu siç ka thënë Blerimi. Kryeministri e ka nxjerr një dokument, të cilin e ka nënshkruar Federata Sindikale e Shëndetësisë në atë kohë me PDK-në, AAK-në, dhe i ka thënë Blerimit, “Kqyre çfarë marrëveshje ke nënshkru me partitë fashisoide”, tha Ymeri për Telegrafin. “U çudita, që po i quan fashisoide, partitë që janë pjesë e parlamentit, dhe ishin në opozitë atë kohë. Thash kryeministër, nuk besoj se janë parti fashisoide, sepse i ke ftuar në takim. Mu kthye mua, dhe tha me ty pak ma vonë, te kryej njëherë me Rrahmanin, Blerimin. Pastaj më tha, se keni qenë  në takim me Kadri Veselin, Enver Hoxhajn, Ramë Bujën, Rrahmani i ka prit, po ti i ke postu, më tha mua, ka thënë mes tjerash  Ymer Ymeri. (Telegrafi)

Kontrolloni gjithashtu

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence e ka vlerësuar lart procesin e regjistrimin të popullsisë në vendin tonë

Koordinatorja për Zhvillim e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence e ka vlerësuar lart …