Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka folur dëshmitari i mbrojtjes, Qelë Gashi anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka folur dëshmitari i mbrojtjes, Qelë Gashi anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtjes, Qelë Gashi i cili është anëtar i Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gacatit dhe Nasim Haradinajt, ai ka thënë se në paketat që kishin arritur në OVL-UÇK kishte dokumente në gjuhën serbe dhe emra serb ndër të cilët edhe Vukoviqi. Gashi ka deklaruar se me publikimin e tyre kanë synuar të informojnë publikun që Serbia po i jep informata Gjykatës Speciale. Në deklaratën e tij më shkrim, të cilin e ka lexuar mbrojtja, Qelë Gashi ka thënë se më 7 shtator ka qenë bashkë me Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Faton Klinkun në zyrën qendrore të OVL-UÇK në Prishtinë kur rreth orës 10:00 dikush kishte sjellë paketa me dokumente. “Skena ishte shumë hetuese, disa thonin që paketa kishte bombë dhe kjo shkaktonte panik, megjithatë kur Nasimi shkoi të shikonte ne e kuptuam që në paketë kishte vetëm letra, sapo u kuptua një gjë e tillë situate u qetësua”, ka thënë ai në deklaratën e tij me shkrim.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …