Gabriel Escobar

Escobar: Do të ketë pasoja nëse PD-ja zgjedh dikë që është i shpallur non grata, për të qenë udhëheqësi i saj

Do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur, për të qenë udhëheqësi i saj, thotë zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar,  para Kuvendit të njoftuar nga ish kryeministri Sali Berisha. “Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik; me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. I pyetur lidhur me faktin se Sali Berisha Berisha pretendon se do të marrë, Partinë Demokratike, në mitingun e sotëm  në Tiranë, Eskobar thotë: marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuja, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …