leoni

Prurjet e mëdha të vazhdueshme të ujit kanë bërë që lumi Vjosa të shkakton përmbytje në disa vendbanime

Intensiteti i madh i reshje ka bërë që të ketë prurjet të mëdha të vazhdueshme të ujit në lumin Vjosa dhe të shkaktohen përmbytje në disa vendbanime. Përveç fshatrave, nga prurjet e mëdha të këtij lumi janë përmbysur edhe 20 banesa që gjendet afër shtratit të Vjosës në qytetin e Fierit. Probleme janë shkaktuar edhe në Vlorë. Për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet, përveç ekipeve përkatëse për përballje me situata të tilla, janë angazhuar edhe dhjetëra pjesëtar të Forcave të Armatosura me automjete të tyre ushtarake. Ekipe të shumta janë duke ndihmuar banorët e zonave të përmbytura të evakuohen nga aty ndërkohë që familjet të tjera janë duke u njoftuar për gjendjen aktuale të shkaktuar nga përmbytjet si dhe për masat që duhet të ndërmarrin nëse situata vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …