Vladimir Putin

Vladimir Putin: Rusia është e gatshme të ndërmarrë masa ushtarake-teknike ndaj veprimeve armiqësore të Perëndimit

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin,  deklaroi se Rusia është e gatshme të ndërmarrë masa ushtarake-teknike në përgjigje të veprimeve armiqësore të Perëndimit mbi konfliktin në Ukrainë. Putin për javë të tëra ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën Veri-Atlantike (NATO) se kanë nxitur rritjen e tensioneve në afërsi të kufijve të Rusisë, por këto janë deklaratat e para që lënë të kuptohet për një konflikt të mundshëm. “Në rast të vazhdimit të qëndrimit, dukshëm agresiv, të kolegëve tanë perëndimorë, ne do të ndërmarrim masa e duhura ushtarake-teknike”, tha Putin gjatë një takimi në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Putin ka sqaruar se  Rusia  ka të drejtë të mbrohet më rast se  cenohet nga kushdo qoftë.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …