Kryetari Aliu, ka pritur në takim të sapozgjedhurën nënkryetare të ASHAK-së profesoreshën Justina Shiroka Pula

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim të sapozgjedhurën nënkryetare të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ish ministren dhe deputeten, profesoreshën e respektuar Justina Shiroka Pula dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Blerta Deliu Kodra, të cilët i uruan kryetarit Aliu për mandatin e ri në krye të Ferizajt. Në këtë takim u zhvillua një bisedë mes miqsh dhe njëherit kryetari Aliu e uroi profesoreshën Shiroka Pula, për zgjedhjen në kreun e ASHAK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …