leoni

India refuzoi vazhdimin e licencës për organizatën bamirëse të themeluar nga Nënë Tereza, për shkaqe të konvertimit fetar

India refuzoi vazhdimin e licencës për organizatën bamirëse të themeluar nga Nënë Tereza, për shkaqe të konvertimit fetar

Qeveria e Indisë ka refuzuar vazhdimin e licencës për organizatën bamirëse të themeluar nga Nënë Tereza, përmes së cilës i mundësohet marrja e fondeve të huaja. Organizata, Misionarët e Bamirësisë, ka mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte sikurse shtëpi për fëmijë të braktisur, shkolla dhe klinika. Në Ditën e Krishtlindjes, Ministria e Brendshme e Indisë ka bërë të ditur se nuk ia ka vazhduar regjistrimin kësaj organizate për shkak të “të dhënave negative”. Hindusët e linjës së ashpër e kanë akuzuar tash e një kohë këtë organizatë se është duke përdorur programet e saj për t’i konvertuar njerëzit në fenë e krishterë.

Organizata bamirëse ka hedhur poshtë këto akuza.

Në një deklaratë të publikuar më 27 dhjetor, organizata e ka konfirmuar se aplikacioni nuk iu ka pranuar dhe se nuk do të ketë aktive llogaritë për fondet e huaja,  “derisa të zgjidhet kjo çështje”.

Autoritetet indiane,  shprehen kundër fushatave të cilat po i  konvertojnë hindusët në të krishterë apo myslimanë. Disa rajone brenda Indisë që drejtohen nga një parti nacionaliste kanë miratuar ligje që ndalojnë konvertimin fetar edhe për qëllime të martesës. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …