Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga ministria e Energjisë, që të vlerësojë çdo mundësi për ta ndihmuar Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi për ta ndihmuar Kosovën në mënyrë që familjeve kosovare të mos iu mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës së Vitit të Ri. “Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve! Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sëkëlldi  të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, ka shkruar Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …