ASH: Për mospranimin e Kosovës në ENTSO, përgjegjëse është edhe Bashkimi Demokrarik për Integrim

Gjykata Kushtetuese vendosi pro pagesës së 11 milionë eurove për shpenzimet e rrymës së serbëve në Veri të Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për rastin e pagesës së 11 milionë eurove për shpenzimet e rrymës në veri, një vendim që ishte miratuar në Kuvend më 6 maj të këtij viti. Kuvendi kishte autorizuar KOSTT-in që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensoheshin “nga dividendë apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”. Rasti ishte dërguar në Kushtetuese nga Blerta Deliu-Kodra e PDK-së dhe 12 deputetë tjerë. Gjykata Kushtetuese ka thënë se vlerësim në këtë rast ka qenë vetëm kushtetutshmëria e aktit të kontestuar të Kuvendit më 6 maj të këtij viti. Ndonëse Kushtetuesja ka thënë se ai akt ka rezultuar në dallim të trajtimit të konsumatorëve të energjisë elektrike që nuk jetojnë në katër komunat në veri, ajo ka shtuar se ky dallim në trajtim ka një “justifikim objektiv dhe është i arsyeshëm” dhe rrjedhimisht nuk rezulton me diskriminim, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …