Rifat Latifi

I përzgjedhuri i Albin Kurtit në postin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi nga Uashingtoni kryen detyrat e tij, në Prishtinë

Kryeministri,  Albin Kurti ka konfirmuar se ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi,  ndodhet në SHBA për festat e fund-vitit. Në arsyetimin e tij për  vendin ku jeton dhe punon ministri i tij i përzgjedhur nga ai vetë, Albin Kurti thotë se nuk ka person që nuk është online dhe i koordinon punët. Pas një karriere në SHBA, atij iu ka dashur kohë të përgatitet të vijë në Kosovë. Nuk mund të them se është për qëllime personale sa për institucionin që ka punuar atje. Ka numër të pafundmë të studentëve që kanë doktoruar e magjistruar te ai. Ai mua më ka siguruar që duke i ndarë punët dhe duke qenë ‘online’ nuk do ta cenojë bashkërendimin në MSH”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …