leoni

Radio-Kosova e Lirë, shënoi 23 vjetorin e fillimit të transmetimit

Në shënim të 23-vjetorit të  fillimit të transmetimit të programit,  të Radios Kosova e Lirë, sot në ambientet e Radios, në Prishtinë,  kanë bërë vizita shumë dëgjues e përkrahës së saj,  pjesëtarë të stafit gjatë dhe pas luftës, luftëtarë dhe eprorë të UÇK-së, veteranë të luftës, ish gazetarë e teknikë,  familjarë dëshmorësh dhe liridashës nga shumë vende të Kosovës. Disa nga anëtarët e stafit të luftës kanë evokuar kujtime për kohën kur para 23 viteve ka filluar transmetimin Radioja Kosova e Lirë nga Malet e Berishës, më 4 janar të vitit 1999. Drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi, redaktori dhe reporteri i luftës, Martin Çuni, folësi i parë dhe luftëtari i lirisë, dr. Nusret Pllana, teknikët dhe luftëtarët e UÇK-së Valdet Hoti, Fatmir Dugolli e të tjerë kanë sjellë në kujtesë  ngjarje e ndodhi që kanë lenë mbresa në kujtesën e tyre  gjatë funksionimit të Radios, në kohën e luftës. Vizitorëve  të shumë iu është dhuruar nga një Kalendar i vitit 2022, me foto e tetë çlirimtarëve, në mesin e tyre edhe të krerëve të luftës së UÇK-së, që ndodhen në Burgun e Hagës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …