IHK: Të reshura shiu gjatë vikendit

Gjatë vikendit do të ketë të reshura të dobëta shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Java e ardhshme pritet të jetë më e nxehtë me temperatura maksimale mbi 22 gradë Celsius, por edhe rigat e shiut do të jenë prezente”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …