Janiq

Dushan Janjiq: Amerika me sanksione të reja kundër politikanëve të Serbisë në fund të janarit

Analisti serb,  Dushan Janjiq, thotë se cak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë  luftënxitësit dhe etno-nacionalistët në Serbi.  Pas Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, cak i sanksioneve të vëna nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të jenë edhe disa politikanë në Serbi. Dushan Janjiq, tha se cak i këtyre sanksioneve në Serbi pritet të jenë luftënxitësit dhe etnonacionalistët. Fundi i janarit pritet t’i zbulojë emrat e politikanëve serbë të cilët do të shpallen  persona të padëshiruar në tokën amerikane. Kur fola për sanksionet herën e kaluar, fola për sanksionet gjermane! BE-ja nuk ka fuqi të arrijë një konsensus për sanksionet! Vendet individuale, 20 prej tyre, do të vendosin sanksione individuale! Gjermania është në mesin e tyre! E dyta Faza e sanksioneve aktualisht është duke u zhvilluar! Faza e parë ishte Kosova dhe Serbia! Sanksione të reja po përgatiten edhe për Serbinë! Emrat do të dihen deri në fund të janarit! Ky ishte njoftimi i Vuçiqit se serbët po kalojnë kohë të vështira, ka saktësuar, Janjiq.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala kritikon pushtetin për raportin me Kushtetuesen dhe zhvillimet politike

Publicisti Behxhet Shala ka reaguar me kritika të ashpra ndaj institucioneve të pushtetit në Kosovë, …