Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi. Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime dhe ndër të tjera ka thënë: Me pikëllim të thellë mora lajmin, se sot, në moshën 56-vjeçare, ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi. Ahmeti ishte prej të parëve që iu bashkua radhëve të ushtarëve të lirisë, në shkurt të 1998-ës, duke u bërë edhe komandant njësiti. Ishte sypatrembur përballë armikut, burrë i ndershëm e atdhetar i madh që i dha djersën, mundin dhe luftoi me armë në dorë për lirinë e popullit dhe atdheut. Me përkulje e respekt të thellë, do të nderojmë përjetësisht ushtarët e lirisë. Ahmeti la pas tre fëmijë, dy djem e një vajzë. Ngushëllime familjes Kelmendi, bashkëluftëtareve të Ahmetit, qytetarëve të Kramovikut dhe popullit tonë liridashës!

Kontrolloni gjithashtu

31 gra fermere të komunës së Skenderajt kanë përfituar pajisje bujqësore në kuadër të projektit “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”

Sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave ndërmjet grave fermere të Komunës së Skënderajt …