Mbrëmë në Merdare, Policia ka ndalur një zyrtar serb i autorizuar për Referendumin, si dhe janë ndaluar dy kamionë me materiale

Mbrëmë në Merdare, Policia ka ndalur një zyrtar serb i autorizuar për Referendumin, si dhe janë ndaluar dy kamionë me materiale

“Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Merdare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ndalur një zyrtar i Komisionit Republikan Zgjedhor, i cili ka bërë përpjekje për ta sjellë materialin zgjedhor në Kosovë për mbajtjen e  referendumit të Serbisë, më 16 janar. Sipas njoftimit, koordinatori i këtij Komisioni, Marko Jankoviq, ishte i shoqëruar nga dy kamionë që transportonin material zgjedhor, për çka ishte njoftuar  edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Kosovë”. Mes tjerash në njoftim është thënë se Policia e Kosovës ka konfiskuar dy kamionët dhe ka arrestuar zyrtarin e Komisionit, si dhe vozitësit e kamionëve. Lidhur me këtë çështje është thënë të jenë njoftuar edhe zyrtarë evropianë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …