Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Kosovën Lindore

Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, u ka bërë thirrje shqiptarëve që ta bojkotojnë referendumin e Serbisë, që mbahet ditën e diel

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, u ka bërë thirrje shqiptarëve që ta botojnë referendumin e Serbisë që mbahet të dielën. “Referendumi i Serbisë për centralizim të hekurt të gjyqësorit i caktuar datë 16 shkurt 2022, seriozisht po përdoret edhe për ngacmime e provokime politike në Republikën e Kosovës. Një sjellje e tillë e shtetit serb natyrshëm shqetëson shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, shkruan ai. Sipas tij, si mund të kuptohet apo aq më tepër të pranohet fakti që serbët e Kosovës duhet të votojnë për gjithçka sikur të jenë brenda shtetit serb? “Po pse të njëjtën gjë Serbia nuk u ofron shqiptarëve në Kosovës Lindore? Prandaj, Partia Demokratike Shqiptare fton shqiptarët me të drejtë vote që me krenarinë më të lartë të BOJKOTOJNË votimet për referendumin e datës 16 shkurt 2022 në Serbi. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit do të shfrytëzonin votën e tyre nëse në këtë referendum do të ishte pyetja për ndryshimin e kushtetutës serbe në të cilën nuk do të figuronte më Kosova në preambulën e saj”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burg për krime kundër shqiptarëve, në fshatrat e Pejës

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burg për krime kundër shqiptarëve, në fshatrat e Pejës

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, nga një gjykatë në Serbi u dënua me 20 …