Kryetari Latifi, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së Kryeshefit të KRU “Gjakova”, Visar Hasi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka pritur në një takim ushtruesin e detyrës së Kryeshefit të KRU “Gjakova”, Visar Hasi, me të cilin ka diskutoar për gjendjen e furnizimit me ujë në komunën e Rahovecit, për investimet e reja që janë duke u bërë si dhe për nevojën e madhe për zgjerimin e rrjetit në fshatrat Senoc, Drenoc dhe në Rahoveci III, që shtrihet deri në fshatin Opterushë. Gjithashtu kryetari Latifi ka kërkuar sanimin e shpejtë të defekteve, të cilat krijojnë probleme në furnizimin e rregullt me ujë në pjesë të ndryshme të komunës së Rahovecit. Janë diskutuar edhe problemet e paraqitura në furnizim me ujë në fshatrat Vrajakë dhe Bratotin dhe është kërkuar normalizim sa më i shpejt i furnizimit. Po ashtu, me z. Hasi u pajtuan për koordinim më të mirë për projektet infrastrukturore, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme në infrastrukturën nëntokësore gjatë rregullimit të rrugëve. Komuna e Rahovecit do të bëjë përpjekje të pareshtura që rrjeti i furnizimit me ujë të shtrihet deri te qytetari i fundit i komunës dhe të funksionalizohet plotësisht në ato pjesë ku ka defekte apo probleme të natyrave të ndryshme, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale mbajti mbledhjen e Tretë për vitin 2025

Nën udhëheqjen e Kryesueses, Vlora Vuçiterna Çmega, u mbajt mbledhja e tretë për vitin 2025 …