Kryetari Latifi, takohet me punonjësit e administratës, diskutojnë për respektimin e orarit të punës dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarë

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka takuar punonjësit e administratës komunale, me të cilët ka biseduar për respektimin e orarit të punës dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarë. Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme është shprehur se shërbimet komunale janë të rëndësishme për qytetarët, prandaj Komuna e Rahovecit do të investojë në vazhdimësi në modernizimin dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve. Për këtë kërkoj nga të gjithë ju angazhim dhe bashkëpunim si dhe uroj që përkushtimi të jetë edhe më i madh në vazhdim në dhënien e shërbimeve karshi qytetarëve. Kërkesë e imja primare është po ashtu që të respektohet orari i punës, i cili është obligim ligjor dhe që buron nga kontrata juaj e punës. Kryetari Latifi, ka thënë se pasi që është takimi i parë për këtë vit, uroj që ky vit të shkoj mirë për ju dhe të keni suksese në punën tuaj që bëni karshi qytetarëve, për punën e mirë që bëni ju-ne si institucion po vlerësohemi me nota pozitive nga institucione vendore dhe ato ndërkombëtare. “Ju njoftoj juve dhe përmes juve edhe gjithë qytetarët e komunës se ne do të bëjmë disa ndryshime në administratën komunale, këto ndryshime do të bëhen me të vetmin qellim, lehtësimin e procedurave për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Tek zyra e gjendjes civile do të ketë sportele edhe për zyrtar të tjerë si ai i pagesës së tatimit në pronë, pagesa e mbeturinave dhe zyrtari që bënë lëshimin e certifikatave të pronës. Ju e dini se si institucion e kemi të vendosur pajisjen ku ju për çdo hyrje dalje në punë duhet të lajmëroheni tak pajisja, nga ajo pajisje kuptojmë se sa po e respektoni orarin e punës, mos respektimi i orarit të punës do të sanksionohet me ligjet që janë në fuqi. Do të vendosët edhe ashensori, këtë do të bëjmë përmes projektit të fituar në MAP, vendosja e ashensorit do t’ju mundësoj që të kenë takime me kryetarin, drejtorët dhe zyrtarët tjerë komunal e personave me aftësi të veçanta”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …