Nagip Arifi:

Nagip Arifi: I shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkoj të rishikohet vendimi për hyrje-daljet në Kosovë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka shkruar kryeministrit ë Kosovës, Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë. Në letrën e tij   ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë. I shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës. “Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar, Nagip  Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …