Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Gjatë këtij takimi Dendias dhe Lajçak kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ku ministri i jashtëm grek rikonfirmoi mbështetjen e Greqisë për të arritur përparim në marrëdhëniet në mes dyja vendeve. Diplomati nga Sllovakia, vend i cili nuk e njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu sikur edhe Greqia, ka falënderuar ministrin Dendias për udhëheqjen, interesin dhe mbështetjen për punën dhe angazhimin e BE-së në rajon.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
