Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Besian Mustafa: Pasi gjatë këtij viti janë bërë remonte në blloqet e KEK-ur me këtë duhet të merret edhe Prokuroria

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti për papërgjegjshmëri në lidhje me krizën energjetike. Ai thotë se paralajmërimet për krizë energjetike nga ekspertët ishin shumë të hershme, por  Qeveria nuk i ka marrë parasysh. Deputeti, Besian  Mustafa ka deklaruar se për krizën energjetike ka punë edhe prokuroria.  “Duhet të ketë punë edhe për prokurorinë e shtetit, pasi KEK-u gjatë këtij viti nuk ka bërë remonte në blloqet e saj, një praktikë e kamotshme e saj kur gjatë verës blloqet në rotacion dërgohen në remont. Këtë verë asnjë bllok nuk është dërguar për remont, cila është arsyeja, kush e mori këtë vendim? Prokuroria, parlamenti por edhe ekzekutivi si pronar i KEK-ut duhet gjetur një përgjigje pse KEK-u nuk e bëri një veprim të tillë”, tha Besian Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Masakra e Srebrenicës

Propozimi final i Rezolutës për Srebrenicën iu ka dërguar kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis

Propozimi final i Rezolutës për Srebrenicën iu ka  dërguar kryetarit  të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të …