E enjta është caktuar dita kur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi takon qytetarët në zyrën e tij

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka caktuar ditën e enjte për takim me qytetarë në zyrën e tij. Takimet mbahen prej orës 13.00 deri ora 15.00. Andaj sot ka pritur qytetarë, nga mjedise të ndryshme të Komunës, me të cilët ka biseduar veç e veç për të gjitha hallet dhe problemet që i mundojnë ata. Takime të ngjashme do të mbahen çdo të enjte në Zyrën e Kryetarit Latifi, ku qytetarët do të marrin përgjigje në pyetjet dhe kërkesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …