Rryma

KOSTT: Humbjet në pjesën veriore të Kosovës gjatë vitit 2021 kanë arritur vlerën prej 41 milionë euro

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut në komentet e saj ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, është ankuar se pagesat që është duke i bërë për energjinë elektrike të shpenzuar në veri të Kosovës janë duke e çuar drejt falimentimit. Sipas KOSTT-it, humbjet në pjesën veriore gjatë vitit 2021 ka arritur vlerën prej 41 milionë euro. Nga Qeveria e Kosovës janë mbuluar rreth 7,  milionë e gjysmë euro, pjesa tjetër prej 33, milionë euro është mbuluar nga buxheti i KOSTT sipas udhëzimeve të Parlamentit të Kosovës. Si rrjedhojë, Bilanci i Suksesit të kompanisë me 31 dhjetor 2021, paraqitet negativ, pra me humbje rreth 25 milionë euro”. “Të gjitha parashikimet financiare për vitin 2022 me skenarët ku obligimi i mbulimit të humbjeve në pjesën veriore i mbetet KOSTT pa të hyra për këtë kosto, e sjellin kompaninë në prag të falimentimit në tremujorin e parë të vitit 2022”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …