Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 14 mijë 479 testime sa janë kryer në nivel vendi, 3 mijë e 628 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 697 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 164 mijë 991 numri i i rasteve aktive është ngritur në 33 mijë e 952 të infektuar aktualë.
