AKP

AKP: NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka vendosur ndërmarrjet e listuara në procesin e likuidimit:

 

Nr. ID e NSh-së Emri i NSh-së Kategoria Komuna Regjioni
1 MIT166 Jugoshped Aset Mitrovicë e Jugut Mitrovicë
2 PRN203 CIK Kumanova Aset Prishtinë Prishtinë

 

 

Çdo person apo person juridik i cili pretendon se ka të drejtë kërkese dhe/apo interesi ndaj këtyre ndërmarrjeve apo aseteve të ndërmarrjes duhet të parashtroj Dëshminë e Kërkesës dhe/apo Dëshminë e Interesit sipas nenit 7 dhe nenit 23 të Shtojcës të Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në.

 

Për më shumë informata për secilën ndërmarrje apo aset dhe afatit për parashtrimin Dëshmisë së Kërkesës dhe/apo Dëshmisë së interesit, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në njoftimet individuale në shtegjet e mëposhtme:

 

Shtegu në gjuhën shqipe:  https://pak-ks.org/page.aspx?id=1,57              

Shtegu në gjuhën serbe:  https://pak-ks.org/page.aspx?id=3,57                               

Shtegu në gjuhën angleze:  https://pak-ks.org/page.aspx?id=2,57​            

 

 

OBAVEŠTENJE ZA SVE POVERIOCE I VLASNIKE DRUŠTVENIH PREDUZEĆA UVEDENIH U POSTUPAK LIKVIDACIJE OD STRANE KOSOVSKE AGENCIJE ZA PRIVATIZACIJU

 

Odbor direktora Kosovske agencije za privatizaciju uveo je u postupak likvidacije dole navedena preduzeća:

 

Br. ID DP-a Naziv DP-a Kategorija Opština Region
1 MIT166 Jugoshped Imovina Južna Mitrovica Mitrovica
2 PRN203 CIK Kumanova Imovina Priština Priština

 

 

Svaka osoba ili pravno lice koje tvrdi da ima pravo na potraživanje i/ili interes u vezi sa ovim preduzećima ili imovinom preduzeća treba da podnese Dokaz o potraživanju i/ili Dokaz o interesu shodno članu 7 i članu 23 Priloga Zakona br. 04/L-034 o KAP-u.

 

Za više informacija o svakom preduzeću ili imovini i roku za podnošenje Dokaza o potraživanju i/ili Dokaza o interesu, posetite internet stranicu Kosovske agencije za privatizaciju i kliknite na pojedinačna obaveštenja na linkovima dole:

 

Link na albanskom jeziku:  https://pak-ks.org/page.aspx?id=1,57             

Link na sprskom jeziku: https://pak-ks.org/page.aspx?id=3,57                   

Link na engleskom jeziku:  https://pak-ks.org/page.aspx?id=2,57​                            

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …