Albin Kurti

Albin Kurti: Nuk i frikësohem zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, apo “Zajednicës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që e drejton ai nuk frikësohet sa i përket zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ose “Zajedincën” sikur e quante dikur,  por prej kohës kur është zgjedhur kryetar i Qeverisë, nuk e ka përmendur më.  Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndoshë i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha Kurti gjatë vizitës në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Ai ka theksuar se nuk janë biseduar modelet rreth Asociacionit, duke shtuar se “të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara me nivelin më të lartë të standardeve evropiane. I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, kanë thënë se nuk do të imponojnë modele për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025

Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i …