Covid

Sot kanë vdekur 6 të infektuar me virusin korona, janë paraqitur 2 mijë e 590 raste të reja, janë shëruar 2 mijë e 952 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  12 mijë  259  testime  sa janë kryer  në nivel vendi, 2 mijë e 590  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  kanë vdekur gjashtë të  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar  2 mijë e 952 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve  nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 174 mijë e 996, numri i i rasteve aktive ka rënë në   33 mijë   e 538 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Muja fshin postimin për vaditjen në Podujevë, por jo reagimet: Qytetarët vazhdojnë ironitë në rrjete sociale

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka larguar nga rrjetet sociale një postim që …