Drejtoresha Emini, priti në takim Komandantin e Stacionit Policor në Viti

Drejtoresha Komunale për Arsim, Fatbardha Emini, ka zhvilluar sot një takim me Komandantin e Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe me zyrtarë tjerë policor. Me këtë rast drejtoresha Emini, bëri me dije se gjatë këtij takimi ata u pajtuan që të koordinojnë veprimet dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional me qëllim të rritjes së sigurisë në institucionet arsimore në Viti si dhe në parandalimin e dukurive negative. Drejtoresha Emini,  gjithashtu falënderoj komandantin Halili dhe të gjithë policitë e angazhuar për bashkëpunimin që ka pasur policia me institucionet arsimore në Viti, në realizmin e ligjëratave të ndërgjegjësimit në shkolla dhe për ofrimin e një mjedisi sa më të sigurte për të gjithë nxënësit vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …