Në Ferizaj hapet ekspozitë e librave të poeteve dëshmorë

Gjatë ditës së sotme në bibliotekën e qytetit “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, është bërë hapja e ekspozitës me libra të poetëve dëshmorë.

Hapjen e kësaj ekspozite e ka bërë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila ka theksuar se kjo ekspozitë është e një rëndësie shumë të madhe, për shkak të asaj se në këtë forme po kujtohen poetët dëshmorë.

Të pranishmit me një fjalë rasti ju është drejtuar edhe Albion Sherifi shef i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Me këtë rast është bërë shpallja e lexuesit të vitit, ndërkaq u lexuan edhe poezi nga të rinjtë ferizajas, poezi këto të poetëve dëshmorë.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …