Deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit, pasi kryeministri Kurti propagandonte fitoret e veta, në Ditën e Pavarësisë

Deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit, pasi kryeministri Kurti propagandonte fitoret e veta, në Ditën e Pavarësisë

Sot derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim për 14-vjetorin e  shpalljes së pavarësisë, deputetët e  partive opozitare kanë braktisur sallën e Kuvendit. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan seancën solemne ende pa përfunduar fjalimi i Kurtit, pasi ai fliste për aktivitetet e Qeverisë së tij dhe jo për arritjen historike të Kosovës, sikur është 17 shkurti i vitit 2008. Albin Kurti ka folur për  numrin  rekord të vizitave jashtë e brenda vendit për dialogun në Bruksel,  si dy shtete të barabarta dhe të përqendruar në njohje, pastaj për praktikën e dëmshme, e cila sipas tij kishte të bënte  në shkelje të rendit dhe Kushtetutës nga qeveritë paraprake.   Fjalimi  vetë lavdërues  dhe si gjithnjë vetë propagandues i Albin  Kurtit lidhur me qeverisjen nxiti deputetët e opozitës  që të largohen nga salla, pasi Kurti kishte dalë jashtë temës, pasi nuk është në “namuzin” e tij politik të përmende emrat dhe veprat atdhetare të protagonistëve  të Shpalljes së Pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …