leoni

Mbahet takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u mbajt takimi i rregullt i Këshillit të Drejtorëve. I pranishëm në takim ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj. Si çdo herë, në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme, ku secili drejtor paraqiti planet për drejtoritë përkatëse. Ndër temat që u diskutuan në këtë takim ishte edhe planifikimi dhe caktimi i datave për ditët e festave, garave, festivaleve, dhe panaireve të ndryshme që pritet të zhvillohen në Komunën e Deçanit gjatë muajve në vazhdim, si dhe planifikimi i ndarjes së buxhetit për këto data të shënuara.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve pritet të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …