Kryetari Shehu ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadorin Michael Davenport.

Kryetari Shehu e falënderoj Ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore në Komunën e Junikut. Njëkohësisht, Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të partneritetit tonë.

Gjatë takimit, në fokus të veçantë ishte po ashtu avancimi i gruas në shoqëri, përmirësimi i të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e Komunës së Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …