RKL: "Stupci-stupido", Valdet Bajrami nuk resht fyerjet, talljet e djallëzitë kundër UÇK-së

RKL: “Stupci-stupido”, Vedat Bajrami nuk resht fyerjet, talljet e djallëzitë kundër UÇK-së

Injorimi, fyerjet e përçmimet që iu bëhen jo vetëm krerëve të UÇK-së, që ndodhen në Burgun e Sheveningenit, në Hagë,   nga klasa pacifiste me origjinë nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, nga qarqe bashkëpunëtorësh denbabaden të të gjitha regjimeve serbe në Kosovë, tashmë janë “muhabete” të përditshme jo vetëm të politikanëve por edhe e krejt llumit që ka nxjerrë në sipërfaqe “Republika e Tretë” e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës.

Tani nën sundimin e kësaj republike, fjala pa fre ka marrë hov shumëdimensional, sidomos nëse fyhet lufta e UÇK-së, krerët e saj në Hagë, veteranët e invalidët dhe tërë trashëgimia më me vlerë dhe më e çmuar e historisë sonë më të re.

Një ekzemplar jo i vetëm i kësaj fushate doli nga pusi septik, një  “stupc-stupido”, një aktruc humori i quajtur, Vedat Bajrami, i cili i trimëruar me “fshirjen” politike të emrave më meritorë të luftës e të paqe në Kosovë, sikur bënë “trojka” Kurti, Osmani, Konjufca, instaloi një video “humori”, duke tallur, përçmuar e injoruar:

– të burgosurin politik të viteve 80-të, të dënuar 15 vjet burg,

– zëdhënësin e luftës së UÇK-së,

-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, në dy mandate,

– ministrin, politikanin, intelektualin, shkrimtarin e publicistin, Jakup Krasniqi,

– i arrestuar nga Gjykata Speciale, në nëntor të vitit 2020, bashkë me tre krerë të tjerë të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të  pandehur  për gjoja krime lufte.

Publikimi i një videoje tallëse e denigruese në adresë të Jakup Krasniqit, nga një ekzemplar i njohur dhe i shëmtuar edhe fizikisht, si një lloj majmuni,   sikur  ky stupci-stupido, nuk është thjesht një rastësi, por është një kurdisje, pikërisht nga qeveritarët e sotëm, përmes ndonjë sekseri për të shkuar më tej lufta e injorimit, për ta thelluar  më tej përçarjen, me fyerje, përçmime, jo vetëm kundër Jakup Krasniqit e Familjes së tij të nderuar, por kundër të gjithë luftëtarëve të lirisë, të cilët e kanë pasur bashkëluftëtar dhe  zëdhënës politik dhe me të cilët  së bashku i ka sjellë Kosovës lirinë e pavarësinë.

Ky stupci-stupido, e ka fyer e tallur Jakup Krasniqin edhe më herët dhe natyrisht duke e parë se ai nuk reagon, se nuk merret me plehra dhe me gjuhën e ndragur të lloj-lloj helaçi e bastardi, ka menduar se më së lehti kalon nëse e fyen atë dhe familjen e tij, pikërisht në 14-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, pa “i krisur” fare për luftën e UÇK-së.

Mirëpo Jakup Krasniqi vepron  si Sokrati dukur.

Kishte ndodhur një herë kur një athinas kishte fyer e sharë Sokratin në rrugë, në prani të nxënëseve të tij dhe ai nuk kishte reaguar. Kur e pyeten nxënësit për se qëndroi aq indiferent në sulmet  e tilla, Sokrati kishte thënë:

-A mund të paramendoni  kur ju kafshon  një qen, ta zini atë e për hakmarrje, edhe ju ta kafshoni?

Ky trimosh me stupc në krah nuk bën humor, sepse ai nuk e di  se çka është humori. Humor për të është mimika, gjestikulimet perverse, hapja e panatyrshme e gojës duke emetuar ata sikur është vetë, hapja e syve, skena të imagjinuara djallëzore, perverse, të panatyrshme dhe krejt të panjerëzishme. Pastaj sharjet, fyerjet, gjuha më e ndragur dhe më e pistë e fjalorit të tij të humorit, që nuk është art, nuk është humor, nuk është as satirë, por tallje e fyerje, sepse ai nuk i njeh këto zhanre e kategori, duke qenë një aktor rruge, në radhë të parë i pamoral dhe i pacipë. Sepse ta fyesh e të tallesh me  Jakup Krasniqin që ndodhet në Hagë,  jo për punë të vetat por  për ta mbrojtur luftën e UÇK-së, këtë mund ta bëjë,  një Stupc-Stupido dhe ata që e kanë financuar, ata që mohojnë vlerat e luftës, disa nga ata që janë në krye të institucioneve dhe  në këtë kohë krize të përgjithshme kërkojnë të mbjellin mjegull, sepse nuk i përballojnë dot realitetit me të cilin kanë filluar të ballafaqohen.

Rasti i këtij bastardi nuk duhet të kalojë pa dënim e deklarim publik të organizatave e shoqatave të luftës, nuk do të duhej të kalonte as pa reagimin e SHBP-së, edhe pse ajo është integruar në Vetëvendosje, nuk do të duhej të kalonte as nga institucionet, nëse ato nuk pajtohen me një tallje të tillë, bastarde, cinike, antinjerëzore a antikombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …