leoni

Yuri Kim

Ambasadorja, Yuri Kim pyet zgjedhësit: Çka do të fitoni ju nëse votoni Sali Berishën i shpallur non grata nga Amerika?

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim,  ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatët e dalë nga koalicioni i tij dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, “Shtëpia e Lirisë”, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kur prej tre ditësh në vend ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, ambasadorja Kim ka vendosur që me një postim në rrjetet e saj sociale, të rikujtojë edhe njëherë se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera në postimin e saj, ajo u kërkon të dijë nga kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha, se çfarë po u premtojnë qytetarëve kur në fakt ish-kryeministri është i sanksionuar nga Amerika. Po ashtu ngre pyetje të tjerë, se kujt do t’i përgjigjen në rast se fitojnë, Berishën apo LSI-së? E po ashtu, i pyet se çfarë presin edhe nga Amerika, kur qartësisht kanë dalë kundër tyre. “Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i sanksionuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin nga SHBA?”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …