leoni

Elisa Spiropali: Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur afër Kosovës, në luftë dhe në paqe, brenda dhe jashtë

Elisa Spiropali: Komisioni Hetimor për Inceneratorët vërtetoi se akuzat e opozitës ishin një gënjeshtër e madhe

Ministrja e Shtetit për Kuvendin, Elisa Spiropali deklaroi  se Komisioni Hetimor për Inceneratorët vërtetoi se akuzat e opozitës ishin një gënjeshtër e madhe. Në fjalën e saj,  zonja Spiropali tha se hunda e Lulzim Bashës zgjatet pafundësisht, deri ku do të dalë, duke shtuar më tej se 29 euro për ton dhe jo 38 euro për ton, kur Tirana ishte disa fish më e vogël se sa sot. “Po të bënim llogaritë si ju, atëherë llogaria e Lulzim Bashës do të ishte 800 apo 900 mln euro, por ne nuk i bëjmë këto lloj llogarish”, tha Spiropali. “Ditë pas ditësh në televizion, në një kreshendo, përballë një kryetare komisioni që të kujtonte prokurorët e saj kohe, u provua vetëm një e vërtetë: që ju në këto vite, në këto muaj keni gënjyer.  Ne i kemi kthyer një pushtet kushtetues shqiptarëve, nuk kemi ndërmend ta marrim mbrapsht. Drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar as nga komisionet apo nga fjalët”, tha ministrja, Elisa  Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …