leoni

Krerët e Shtetit të Kosovës dhe kryetarët e partive politike, dënojnë intervenimin ushtarak të Rusisë, në Ukrainë

Krerët e Shtetit të Kosovës dhe kryetarët e partive politike, dënojnë intervenimin ushtarak të Rusisë, në Ukrainë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar kundër operacioneve ushtarake të Rusisë, në Ukrainë. Ai ka thënë se agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë dhe se lutjet janë për popullin e Ukrainës. Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë. Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës”, thuhet në reagimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Intervenimin e Rusisë në Ukrainë e ka dënuar edhe  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja, Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumit Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e të tjerë. Në rastin e Ukrainës Kosova ashtu sikur edhe Shqipëria përkrahin qëndrimet dhe veprimet e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …