Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

“Këtë mëngjes, ne po e mbrojmë vendin tonë vetë. Njësoj si dje, shteti më i fuqishëm në botë shikoi nga distanca”, tha ai duke iu referua Shteteve të Bashkuara. “Rusia u godit me sanksione dje, për këto nuk janë të mjaftueshme për t’i larguar këta trupa të huaj nga toka jonë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes solidarizimit dhe vendosmërisë”, shtoi ai. Populli ukrainas po vazhdon të rezistojë duke shfaqur heroizëm të vërtetë. “Armiku është ndalur në shumicën e drejtimeve. Ka luftime që po vazhdojnë. Ne nuk do të dorezohemi”, tha ai. Forcat ruse vazhduan që të kryenin sulme me raketa në territorin e Ukrainës. Ata thonë se po i vënë në shënjestër vetëm objektet ushtarake, por këto janë gënjeshtra. Në të vërtetë, ata nuk dallojnë se në çfarë zona operojnë”, saktësoi kryetari i  Ukrainës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …