Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kherim Khan, ka shprehur shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kherim Khan, ka shprehur shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kherim Kan, ka shprehur shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë dhe ka thënë se Gjykata mund të hetojë krime të mundshme të luftës në këtë shtet. “U rikujtoj të gjitha palëve që po kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund të ushtrojë juridiksionin e saj dhe të hetojë për ndonjë akt të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës të kryera brenda Ukrainës”, ka thënë Khan përmes një deklarate. “Është e domosdoshme që të gjitha palët në konflikt të respektojnë obligimet e tyre sipas ligjit humanitar ndërkombëtar”, ka thënë Khan, duke shtuar se zyra e tij do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

FSK viziton shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin, thellohet bashkëpunimi me Bundeswehrin

Një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në shërbimin …