Enver Hoxhaj: Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ndërsa ajo kërkon statusin e kandidatit për integrim në BE

Enver Hoxhaj: Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ndërsa ajo kërkon statusin e kandidatit për integrim në BE

Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ka thënë nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj. Ai e ka kritikuar qeverinë Kurti se e ka krijuar iluzionin sikur bota po e pret atë. Ju e keni krijuar iluzionin se bota na pret dhe keni pasur qasje në raport me dialogun ku parimet i keni pasur të shkruara në rërë dhe një politikë e ndërtuar në rërë sot mjerisht po shembet. Kjo qeveri i ka prioritetet e gabuara pasi që në vend se të aplikohet për NATO, kryeministri Albin Kurti e përmend aplikimin për statusin e kandidatit për integrim në Bashkim Evropian. Hoxhaj ka thënë mes tjerash se nëse qeveritarët do t’i lexonin lajmet, do ta kuptonin që për momentin më e rëndësishme është të aplikohet për NATO, për Kartën e Adriatikut, kur merren parasysh zhvillimet politike në nivel global.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …