Barnatoret në qytetin e Rahovecit respektojnë  vendimin dhe orarin e kujdestarisë

Drejtoresha për Inspeksion në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku e shoqëruar edhe nga Inspektori i Tregut, Valon Hoti kanë inspektuar barnatoren “Green Pharmacy”, e cila ka qenë kujdestare gjatë natës së mërkurë të datës 02.03.2022, prej orës: 22:00 deri në 07: 00.

“Vendim dhe orari i kujdestarisë për barnatoret në qytetin e Rahovecit po zbatohet. Bashkë me Inspektorin e Tregut, inspektuam barnatoren Green Pharmacy, e cila po kujdestaron prej orës: 22:00 deri në 07: 00. Do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar që Vendimi mbi kujdestarinë e barnatoreve të zbatohet në vazhdimësi”, ka thënë drejtoresha Boshnjaku.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot  pjesë në një takim  në …