Tefta Cami

Tefta Cami: Rezoluta në përkrahje të Ukrainës duhet të mbështetet nga e gjithë bota

   Prej më se një jave e gjithë bota, me përjashtim të Kinës, po ndjek me shumë dhëmbja e ankth sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke vendosur edhe sanksione ndaj Rusisë. Edhe Serbia është bashkuar në mbështetje të Ukrainës, po tradhton me këtë rast Putinin.

    Populli patriot dhe Qeveria e Ukrainës  të udhëhequr nga presidenti, Volodimir Zelenski dhe kryeministri Oleksej Honçaruk, po luftojnë për mbrojtjen e atdheut të tyre të dashur e për ruajtjen e sistemit demokratik.

   Shqipëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hartuese e Rezolutës kundër Rusisë në mbrojtje të Ukrainës. OKB, Rezolutë pro Ukrainës. Shqipëria i bashkohet 37 vendeve për të paditur në Hagë Putinin. Të gjithë popujt e botës po e dënojnë këtë agresion të paprecedentë rus të parapërgatitur e udhëhequr nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që synon të rikrijojë ish-BS dhe influencën në ish-vendet socialiste në Europë, duke aneksuar të gjitha ish-republikat e dikurshme dhe duke vendosur një sistem diktatorial e perandorak antidemokratik. Presidenti Vladimir Putin synon të sulmojë edhe Ballkanin Perëndimor, për të ridalë në Adriatik e Mesdhe, që na duhet parapërgatitje e vigjilencë.

    Edhe shqiptarë këtej e përtej Drinit vazhdojnë ta dënojnë dhe të shprehin indinjatën me shumë protesta ndaj luftës së padrejtë të Rusisë dhe përkrahjen ndaj luftës së drejtë, që po bëjnë ushtria dhe popullsia ukrainase për mbrojtjen e atdheut e sistemit demokratik dhe të sovranitetit të Ukrainës.

    Presidenti, Vladimir Putin, kishte kohë, që po përgatitej për këtë luftë, pas pushtimit e aneksimit të Krimesë, luftës ndaj Gjeorgjisë e Moldavisë, si dhe kërcënimit, që vazhdon t’i bëjë botës për përdorimin e armëve bërthamore, që e deklaroi edhe sot ministri i MPJ të Rusisë, z.Lavrov, për të paralajmëruar SHBA-në e BE-n dhe NATO-n që, nëse ndërhyjnë për të mbrojtur Ukrainën kundër Rusisë siç bëri NATO në sulmin ndaj Serbisë për çlirimin e Kosovës, do tē nisë Lufta e Tretë Botërore, ku do të përdoren nga Rusia armët nukleare, që do të jenë shkatëruese për botën. Nuk e imagjinon askush që edhe në shekullin e XXI-të paska shtete e udhëheqës, që ushqejnë e frymëzojnë dhe organizojnë luftra pushtuese siç e organizoi e zhvilloi Milosheviçi, xhandari i Gadishullit të Ilirisë, që Fuqitë e Mëdha ia vendosën emrin Ballkan.

   Popullsia e Ukrainës prej 44.429.471 banorë, sipas regjistrimi të vitit 2015 ka dëshiruar dhe ka shprehur vullnetin e vet në zgjedhjen e sistemi demokratik dhe të pavarur nga Rusia menjëherë pas shpërbërjes së ish-BS-sē.

    Ukraina ka një territor të madh prej 603.500 km.katrorë, që ështē vendi më i madh në Europë me 41 milion njerëz me arsim të lartë, që janë të përkushtuar për të punuar e begatuar atdheun e tyre.  Është një nga vendet më të pasura me minerale të shumëllojta e të rralla dhe të gazit. Ukraina është një vend i zhvilluar e i pasur bujqësorë e blegtoral, që mund të plotësojë nevojat ushqimore të 600 milion njerëzve. Ukraina është një vend i industrializuar, që ze vendin e parë në Europë në prodhimin e amonjakut. Ka sistemin më të madh nē botë tē gazësjellësit me 142.5 miliard metra kub kapacitetet ptodhuese të gazit në BE-në. I treti më i madh në Europë dhe i teti më i madh në botë për kapaciteti e instaluar te centraleve berthamore. Ze vendin e tretë në Europë dhe vendin e njëmbëdhjetë në botë për gjatësinë e rrjetit hekurudhorë me 21.700 km. Vendin e tretë në botë për prodhimin e gjurmuesve dhe pajisjeve gjurmuese. Eksportuesi i tretë më i madh i hekurit në botë. Eksportuesi i katërt  më i madh i turbinave të termocentraleve në botë. Prodhuesi i katërt botëror të raketave. Vendi i katërt në botë në eksportet e argjilës dhe të titanit. Vendin e tetë në botë në eksportet e mineraleve dhe koncentrateve. Vendin e nëntë në eksportin e industrisë së mbrojtjes. Prodhuesi i dhjetë më i madh i çelikut në botë me 32.4 milion ton.

    Lufta e Ukrainës për mbrojtjen e atdheut është një luftë e drejtë. I gjithë populli është bashkuar rreth Presidentit Zelenskyj dhe Qeverisë legjitime. Përball tyre janë forcat pushtuese ruse me urdhër të Presidentit Putin, ish-oficer i KGB-ës Sovjetike dhe tani në krye të Federatës Ruse që nga viti 1999, që me dorë të hekurt prej 22 vjetësh drejton herë si kryeministër e herë si president e ka kthye Rusinë një ndër fuqitë e mëdha ushtarake në botë. Rusia zotëron një arsenal të jashtëzakonshëm të armëve bërthamore.

  Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është e jashtëligjëshme, sepse ka shkelur hapur ligjin ndërkombëtarë, që nuk ka të drejtë të sulmojë e pushtojë një vend sovran. Presidenti Putin përmend armët bërthamore që, mesa duket s’do të hezitojë për t’i përdorur, për të arritur fitoren e tij. Ai po kërcënon njerëzimin përmes terrorizmit bërthamor. Armët bërthamore janë për shfarosjen e jetës së gjallë në planet.

   Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një konflikt lokal midis dy shteteve. Në këtë luftë po përdoren armët më të sofistikuara si avion supersonik, nëndetëse të fuqishme, drona inteligjent dhe armë vdekjeprurëse robotike. Pas përdorimit të këtyre armëve, mbeten bombat bërthamote pa i vënë ende në përdorim, me të cilat po kërcënon Presidenti Putin dhe ministri i MPJ-me të Rusisë, Lavrov. Me armët inteligjente e bombat bërthamore Presidenti Putin kërkon t’i imponohet botës me synimet e tij të shfarosjes.

   Disa specialistë nxjerrin si shkak të sulmit edhe këto:

  1.Projekti i Ukrainës për t’u futur në NATO dhe BE-në.

  2.Ukrahina ka një sistem demokratik, ku janë zgjedhur deri tani 4-5 presidentë, që kur Putini ka ardhur në pushtet në Rusi.

  3.Ukraina me votën e lirë ka shporrur të korruptuarit e oligarkët e saj, që kishin uzurpuar pushtetin. Ndërsa Putini është nga njerëzit më të pasur të Rusisë, që s’mund t’i përligj miliardat, që i janë bllokuar nga bankat europiane. Po përgatitet të ndryshojë kushtetutën, për të qenë president i përjetëshëm.

   Duke ndjekur me dhimbje zhvillimin e luftimeve në Ukrainë, ku po vriten e po humbin jetën edhe shumë njërëz të popullsisë civile e të pa armatosur deri edhe fëmijë e të moshuar, shprehim urrejtjen e bëjmë thirrje, që ushtria ruse të ulë armët dhe të mos u binden urdhrave aventureske e vrastare të Putinit, të mos lejojnë të përdoren si mish për top për interesat e oligarkëve rus me Putinin në krye.

Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës

 Tiranë, më 2 mars, 2022

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …