Bashkimi Evropian

Në qershor mund të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi

Pas formimit të qeverisë së re në Beograd, pritet të fillojë  një radhë e re e bisedimeve në nivel të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.  Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së, ka kontaktuar të dyja palët për t’ iu kumtuar vendimin dhe ka apeluar që të respektohen marrëveshjet ashtu siç është rënë dakord, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. Komisioni Evropian tha se prioritet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është zbatimi i marrëveshjeve që janë arritur në takimet e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq. BE-ja vazhdon të këmbëngulë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve që edhe dialogu të ecën përpara, por nuk i bën presion Serbisë në mënyrë që Beogradi zyrtar të zbatojë marrëveshjet e arritura deri tani, edhe pse të gjitha në dëm të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …