Brickos

Akademi përkujtimore në Deçan – 1 vit pa Ismet Osdautaj

Nën organizimin e Komunës së Deçanit, përkujdesur nga Lidhja e Historianëve të Kosovës ”Ali Hadri”, dega në Deçan, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të këngëtarit, artistit, veprimtarit dhe veteranit të UCK-së, Ismet Osdautaj, në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij. Në përkujtim të jetës së Ismet Osdautaj, pjesëmarrësit në këtë Akademi thanë fjalët më të mira për këtë artist dhe veprimtar. Do ta kujtojmë gjithmonë si njeri të urtë, artist i rrallë e njeri i fjalës. Me këtë rast, në varrezat e fshatit Isniq u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Ismet Osdautaj!

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …