Politikanët amerikanë kanë diskutuar idenë e një zone ndalim-fluturimi, të cilën po e kërkon Ukraina

Politikanët  amerikanë kanë diskutuar idenë e një zone ndalim-fluturimi, të cilën po e kërkon Ukraina. Senatori Marco Rubio, republikani i rangut më të lartë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit, tha të dielën në CNN se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të thotë fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë do të thotë një zonë ndalim-fluturimi. Nuk është një rregull që të gjithë duhet ta detyrojnë. Është gatishmëria për të rrëzuar avionin e Federatës Ruse. Por senatori Rubio thotë se nuk ka kuptim të vazhdohet të importohet naftë nga Rusia, e cila po përdoret për financimin e luftës në Ukrainë. Një senator tjetër,  demokrat i Konektikatit, Kristofer Marfi deklaron se nuk është në interesat amerikane apo evropiane të zbatohet një zonë ndalim-fluturimi.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka përgënjeshtruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka konstatuar se Kosova nuk mund të quhet storie suksesi …