Lumir Abdixhiku

Pas ngritjes së fundit të çmimeve të karburanteve ka reaguar kryetari i kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Në reagimin e kryetarit të  LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas ngritjes së fundit të çmimeve të karburanteve, ai thënë se Qeveria aktuale po tregohet e paaftë në përballjen me krizën aktuale. “Sot, çmimi i naftës ka arritur në 1.60 euro për litër. Nga ky çmim, qytetarët e Kosovës i paguajnë plot 60 cent tatim e akcizë Qeverisë. Pra nuk i paguajnë vetëm çmimet e ngritura ndërkombëtare të naftës; i paguajnë edhe apetitet e Qeverisë për t’iu marrë më shumë para e taksa edhe në kohë krize. 60 cent nga 1.60 euro për çdo litër është shumë. Nga çdo mbushje 25 euro qytetarët i paguajnë 15 euro naftë e gati 10 euro tatim. Dhe me çdo rritje të çmimit ndërkombëtar, ky tatim po bëhet dhe me i lartë e çmimi edhe më i papërballueshëm. Abdixhiku thotë se LDK prej javësh ka ngritur këto shqetësime, por sipas tij veprimet e Qeverisë deri më tani janë shpërfillëse.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …