leoni

Volodymyr Zelensky: Lufta po rikthehet në territorin e Rusisë, kjo është e pashmangshme dhe plotësisht e drejtë

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret për tërheqjen e paqeruajtësve ukrainas nga e gjithë bota

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret për tërheqjen e paqeruajtësve ukrainas nga e gjithë bota, së bashku me armët dhe pajisjet e tyre, për të forcuar ushtrinë ukrainase në zmbrapsjen e agresionit rus. Edhe ushtarët ukrainas në kundër të KFOR-it, që kanë shërbyer në Kosovë, do të tërhiqen së shpejti. Faksimili i dekretit përkatës është publikuar nga zëvendës shefi i zyrës së presidentit Andrej Sibiha në Ukrin-form. Zelensky ka vendosur të tërheqë paqeruajtësit ukrainas, ushtarë shumë profesionistë, nga të gjitha misionet në mbarë botën, së bashku me pajisjet e tyre, për të forcuar ushtrinë tonë tani në përgjigje të agresionit rus”, ka shkruar , z. Andrej Sibiha. Pas agresionit rus,  në   Ukrainë,  u vendos ligji ushtarak dhe u shpall mobilizimi i përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …