Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Situata në Kosovë në raport me rritjen e çmimeve është shumë më e komplikuar sesa po paraqitet nga Qeveria

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se situata në Kosovë në raport me rritjen e çmimeve është shumë më e komplikuar dhe problematike, sesa po trajtohet nga Qeveria. Ai ka kërkuar nga qeveria lehtësira në përballje me rritjen e çmimeve në Kosovë.  Qytetari i Kosovës sot është duke u përballur me siguruar ekzistencën e vet. Qytetarët që ka pasur të hyra mesatare janë kthyer e janë bërë të varfër, ndërsa të varfrit janë duke kërkuar të ikin nga Kosova. Artikujt ushqimore mielli, vaji, kripa, e deri rryma dhe derivatet janë rritur”. Qeveria e Kosovës t’i merr disa vendime që ne dëshirojmë t’i sugjerojmë si masa të shpejta. Ajo në vend se të merret me vendimin për Ligjin e pagave ata po i rrisim çmimet. Në vend se të liroj çmimin e derivateve përmes akcizës ata po e pasurojnë buxhetin e tyre. Qeveria nuk po merr asnjë masë nga paralajmërimet qe po i merr nga shoqatat qe merren me përpunimin e grurit”, ka thënë mes tjerash Besnik  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …